Mirë se erdhët në platformën iFightDepression®!
Një mjet për vetë-menaxhim i bazuar në terapinë njohëse të sjelljes.
I krijuar për t'ju ndihmuar të zhvilloni disa aftësi për të menaxhuar depresionin tuaj.

Mirë se erdhët! Jemi të lumtur që jeni këtu!
A keni përjetuar lodhje, mungesë motivimi ose humor të ulët / depresiv për më shumë se 2 - 3 javë? Apo keni pasur më parë një diagnozë për depresion të lehtë deri në të moderuar? Atëherë ky program mund t’ju ndihmojë në menaxhimin e simptomave tuaja të depresionit. Ai është falas dhe synon të ndihmojë individët të vetë-menaxhojnë simptomat e tyre të depresionit dhe të promovojnë rikuperimin.
Ky mjet përdoret me mbështetjen e një profesionisti të shëndetit të trajnuar si udhëzues. Prandaj, ju lutemi të kontrolloni për një udhëzues në: guides.ifightdepression.com/find.
Informacion i rëndësishëm: Ne ju sugjerojmë që të jeni duke ndjekur një trajtim profesional gjatë përdorimit të programit Unë luftoj depresionin®. Depresioni është një çrregullim serioz i shëndetit mendor që kërkon trajtim profesional nga mjekë, psikiatër, psikolog, ose psikoterapistë. iFD nuk mund ta zëvendësojë, por vetëm mund të mbështesë trajtimin profesional.
Nëse jeni një profesionist i kujdesit shëndetësor dhe jeni të interesuar të zbatoni këtë mjet në praktikën tuaj, ju lutemi dërgoni email në ifightdepression@eaad.net për më shumë informacion.