Ndihmoni EAAD-in të jetë një zë i fortë për njerëzit me depresion.

EAAD është një organizatë jofitimprurëse. Ju lutemi na ndihmoni të vazhdojmë ta ofrojmë mjetin iFD falas dhe të mbështesim ata që janë të prekur nga depresioni. 

Dhuro
Donation
Platforma Unë luftoj Depresionin

Politikat e Privatësisë

1. Mbrojtja e të dhënave

Zotëruesi i kësaj faqeje interneti e merr shumë seriozisht mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Ne i trajtojmë të dhënat tuaja personale në mënyrë konfidenciale dhe në përputhje me rregulloret ligjore për mbrojtjen e të dhënave dhe këtë politikë privatësie.

Kur vizitoni këtë faqe interneti, mblidhen të dhëna të ndryshme personale. Të dhënat personale janë të dhëna prej të cilave ju mund të identifikoheni personalisht lehtësisht. Kjo politikë privatësie shpjegon se çfarë të dhënash mbledhim dhe për çfarë i përdorim. Ajo gjithashtu shpjegon si dhe për çfarë qëllimi ndodh kjo.

Duam t’ju informojmë se transmetimi i të dhënave përmes internetit (p.sh. gjatë komunikimit me email) mund të ketë probleme sigurie. Mbrojtja e plotë e të dhënave nga aksesi i palëve të treta nuk është plotësisht e mundur.

 

Entiteti përgjegjës

Entiteti përgjegjës brenda kornizave të Rregullave të Mbrojtjes së të Dhënave të Përgjithshme (GDRP) dhe ligjeve të tjera kombëtare të mbrojtjes së të dhënave të Shteteve Anëtare si dhe të rregullave të tjera të mbrojtjes së të dhënave është:

Aleanca Europiane Kundër Depresionit (EAAD) e.V.
Goerdelerring 9
04109 Leipzig
Gjermani

Telefoni: +49(0)341 223874 70
E-Mail-i: contact@eaad.net
Faqja e internetit: www.eaad.net

Entiteti përgjegjës është personi fizik ose juridik që, i vetëm ose së bashku me të tjerë, vendos për qëllimet dhe mjetet e përpunimit të të dhënave personale (p.sh., emra, adresa e-maili, etj.).

 

Përgjegjësi i mbrojtjes së të dhënave

Ne kemi emëruar një përgjegjës të jashtëm të mbrojtjes së të dhënave siç parashikohet ligjërisht:

Prof. Dr. Andre Döring
E-Mail-i: dataprotection@eaad.net

 

Autoriteti mbikqyrës përgjegjës

Autoriteti mbikqyrës përgjegjës për ne është përgjegjësi i mbrojtjes së të dhënave për Landin e Saksonisë:

Juliane Hundert
Devrientstraße 5
01067 Dresden
Telefoni: +49 (0) 351 493 5490
E-Mail-i: saechsdsb@slt.sachsen.de

 

Tërheqja e dhënies së pëlqimit për përpunimin e të dhënave

Shumë veprime në lidhje me përpunimin e të dhënave janë të mundshme vetëm me dhënien e pëlqimin tuaj.  Ju mund të tërhiqni çdo pëlqim të dhënë më parë në çdo kohë. Për ta bërë këtë gjë, thjesht na dërgoni një email informal. Ligjshmëria e përpunimit të të dhënave të kryer deri në momentin e tërheqjes së pëlqimit mbetet e paprekur nga revokimi.

 

E drejta për të parashtruar një ankesë me autoritetin mbikqyrës përgjegjës

Në rast të shkeljeve të ligjit për mbrojtjen e të dhënave, personi në fjalë ka të drejtë të paraqesë një ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës përgjegjës.

 

Akses, ndryshim, fshirje

Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ju keni të drejtën të merrni informacion, pa pagesë, në çdo kohë, në lidhje me të dhënat tuaja personale të ruajtura, origjinën dhe marrësin e tyre, si dhe qëllimin e përpunimit të të dhënave, si dhe, kur është e zbatueshme, të drejtën për korrigjimin, bllokimin ose fshirjen e këtyre të dhënave. Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me këtë ose me çështje të tjera që kanë të bëjnë me të dhënat personale, mund të na kontaktoni në çdo kohë, ose me postë (European Alliance Against Depression e.V., Goerdelerring 9, 04109 Leipzig, Gjermani) ose email.

 

E drejta për të transferuar të dhënat

Ju keni të drejtë që të dhënat që ne i përpunojmë automatikisht, mbi bazën e pëlqimit tuaj ose në përmbushje të një kontrate, t’ju dorëzohen juve ose një pale të tretë në një format të zakonshëm dhe të lexueshëm nga sistemi/kompjuteri. Nëse kërkoni transferimin e drejtpërdrejtë të të dhënave tek një subjekt tjetër përgjegjës, kjo do të realizohet vetëm nëse është teknikisht e mundur.

 

Transferimi i të dhënave në shtetet e botës së tretë

Përpunues jashtë Bashkimit Evropian mund të përfshihen gjithashtu në përpunimin e të dhënave në faqen tonë të internetit. Operacionet përkatëse të përpunimit mund të gjenden në pikat 3 dhe 4 të kësaj politike privatësie.

 

Enrkiptimi SSL ose TLS

Kjo faqje interneti përdor enkriptimin SSL or TLS për arsye sigurie dhe për të mbrojtur transferimin e materialeve konfidenciale, të tipit pyetje që ju na dërgoni ne, si operator të faqjes së internetit. Ju mund të identifikoni një lidhje të enkriptuar nga fakti që linja e adresës së shfletuesit ndryshon nga 'http://' në 'https://' dhe nga simboli i drynit në shiritin e shfletuesit tuaj.

Nëse enkriptimi SSL ose TLS është aktiv, të dhënat që ju transferoni tek ne nuk mund të lexohen nga palë të treta.

 

Ndalimi i përdorimit të të dhënave për qëllime reklamuese

Me këtë, ne kundërshtojmë përdorimin e të dhënave të kontaktit të publikuara brenda fushëveprimit të detyrimit ligjor për dërgimin e materialeve reklamuese dhe informative të pakërkuara. Operatorët e kësaj faqeje interneti ruajnë të drejta specifike të ndërmarrim veprime juridike në raste dërgimi të informacioneve reklamuese të pa kërkuara, për shembull nëpërmjet emaile-ve spam.

 

2. Mbledhja e të dhënave në faqen tonë të internetit

Shërbim serveri

Për të ofruar një shërbim online të sigurt dhe të shpejtë, ne përdorim një ofrues të jashtëm:

Hetzner Online GmbH
Industriestr. 25
91710 Gunzenhausen
Gjermani

Telefoni: +49 (0)9831 505-0
E-Mail-i: info@hetzner.com

Kjo kompani vepron si një procesues për ne, me të cilën ne kemi nënshkruar një marrëveshje për përpunimin e të dhënave. Kjo është në dakordësi me interesin tonë legjitim brenda kontekstit të Neni 6 (1) (f) GDPR, pasi nuk kemi nevojë të mirëmbajmë një server në ambientet tona. Serveri ndodhet në Gjermani.

Sapo të vizitoni faqen tonë të internetit, informacioni i listuar në seksionin 3 'Të dhënat e aksesit' ruhet në skedarët e regjistrit të serverit të internetit derisa të fshihen automatikisht.

 

Administrimi i faqes së internetit

Kjo faqje interneti është ndërtuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian brenda kontekstit te projektit PREDI-NU, i përfaqësuar nga studiues me përvojë në promovimin e shëndetit mendor dhe kërkime shkencore. Që nga përfundimi i projektit, menaxhimi i vazhdueshëm i mjeti iFightDepression i është kaluar EAAD dhe programohet nga

robole – Kabisch & Wilmer GbR
Naumburger Str. 28
04229 Leipzig
Gjermani
Faqja e internetit: https://robole.de

Në mënyrë që të administrojë faqen e internetit, kompania e përmendur mësipër ka akses në të gjitha informacionet e mbledhura me anë të faqes së internetit, prandaj është nënshkruar një marrëveshje për përpunimin e të dhënave.

 

Cookies

Që faqja jonë e internetit të funksionojë siç duhet, ne përdorim cookies.

 

Regjistrimi për përdoruesit e faqes së internetit

Vizitorët e faqes së internetit mund të marrin një ftesë për t'u regjistruar në faqen tonë të internetit nga profesionistët shëndetësor që i ndjekin (p.sh. mjekë të përgjithshëm, psikoterapistë dhe psikologë klinikë) me qëllim që të ofrojnë ndihmë për format e lehta të depresionit, duke përfshirë depresionin e lehtë deri në të moderuar, si dhe depresionin nën pragun diagnostik.

Ne i përdorim të dhënat e futura për këtë qëllim ekskluzivisht për qëllimin e përdorimit të ofertës ose shërbimit përkatës për të cilin jeni regjistruar. Të dhënat e mëposhtme kërkohen për regjistrim:

Të dhënat e futura gjatë regjistrimit do të përpunohen bazuar në pëlqimin tuaj (Neni 6 (1) (a) GDPR). Ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Ligjshmëria e përpunimit të të dhënave që ka ndodhur tashmë mbetet e paprekur nga tërheqja.

Të dhënat e mbledhura gjatë regjistrimit do të ruhen nga ne për aq kohë sa ju jeni të regjistruar në faqen tonë të internetit dhe do të fshihen më pas.

 

Pyetësorë specifikë për projektin

Studimet që rrjedhin nga projekte të financuara nga BE-ja kanë nxjerrë në pah efektivitetin e mjetit iFightDepression në forcimin e mbështetjes për shëndetin mendor, përmirësimin e kujdesit dhe nxitjen e rimëkëmbjes.

Për të marrë më shumë informacione dhe për të përmirësuar iFightDepression, ekziston një  probabilitet i lartë që ky program të jetë pjesë e më shumë projekteve të ardhshme të financuara nga BE-ja. Pjesëmarrësëve të këtyre studimeve mund ti kërkohet të plotësojnë pyetësorë shtesë. Informacioni mbi përpunimin e të dhënave që lidhen me projektin jepet veçmas në informacionin e pjesëmarrjes për secilin studim.

 

Pyetësor për gjendjen e humorit

Ky pyetësor mat simptompat e depresionit dhe kontrollon nëse ju po shfaqni ndonjë nga shenjat ose simptomat kryesore të depresionit. Rezultatet mund të jenë tregues, por ato nuk nënkuptojnë që ju keni një diagnozë për depresion. Vetëm doktori juaj ose një profesionist tjetër shëndetësor mund të konfirmojë një diagnozë, por rezultatet mund të jenë një mënyrë e dobishme për të nisur një diskutim. Do t'ju kërkohet t'u përgjigjeni pyetjeve një herë në javë për të monitoruar humorin tuaj. Përgjigjet e futura në pyetësor do të ruhen dhe do të lidhen me llogarinë tuaj në formë të pseudonimizuar.

Të dhënat mund të analizohen shkencërisht nga ekipi kërkimor i EAAD dhe partnerëve të tyre me qëllim që të fitohet më shumë njohuri dhe të përmirësohet iFightDepression. Në këtë drejtim, është e mundur që rezultatet në tërësi, pa iu referuar të dhënave tuaja personale si individ, të publikohen në revista shkencore të vlerësuara nga ekspertë, duke përdorur citime.

 

Vetë-testimi

Ky pyetësor mat simptomat e depresionit dhe kontrollon nëse ju po shfaqni ndonjë nga shenjat ose simptomat kryesore të depresionit. Rezultatet mund të jenë tregues, por ato nuk nënkuptojnë që ju keni një diagnozë për depresion. Vetëm doktori juaj ose një profesionist tjetër shëndetësor mund të konfirmojë një diagnozë, por rezultatet mund të jenë një mënyrë e dobishme për të nisur një diskutim. Përgjigjet e dhëna në pyetësor do të ruhen në formë anonime vetëm nëse keni rënë dakord që të dhënat mund të vlerësohen për qëllime kërkimore. Opsionale, mund të jepen detaje shtesë si mosha dhe gjinia për të na dhënë informacion të mëtejshëm për qëllime kërkimore.

Kjo do të thotë që këto të dhëna nuk i nënshtrohen Aktit Federal Gjerman për Mbrojtjen e të Dhënave.

 

Formulari i komenteve

Kur ju na dërgoni një mesazh me anë të formularit të komenteve, ne ruajmë vetëm informacionin që jepni në formularin për të përpunuar komentet, pa asnjë identifikim me llogarinë tuaj. Ky proces është plotësisht anonim dhe nuk ka asnjë mënyrë që t’ju identifikojmë ju si dërguesin në rast të pyetjeve pasueseve.

Kjo do të thotë që këto të dhëna nuk i nënshtrohen Aktit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave.

 

Të dhënat e fletës së punës

Çdo modul përfshin një fletë pune përkatëse në mënyrë që aftësitë e mësuara të mund të praktikohen. Të dhënat e kërkuara, si psh.:

ndryshon në varësi të fletës së punës, por nuk është e nevojshme të vendosni të dhënat tuaja personale. Të dhënat e vendosura në fletët e punës do të ruhen dhe do të lidhen me llogarinë tuaj në formë të pseudonimizuar.

Të dhënat mund të analizohen shkencërisht nga ekipi kërkimor i EAAD dhe partnerëve me qëllim që të fitohet më shumë njohuri dhe të përmirësohet iFightDepression. Në këtë drejtim, është e mundur që rezultatet në tërësi, pa iu referuar të dhënave tuaja personale si individ, të publikohen në revista shkencore të vlerësuara nga ekspertë, duke përdorur citime.

 

3. Mjete Analitike

Të dhënat e aksesit

Faqja jonë e internetit mbledh të dhëna automatikisht mbi aksesin në faqen tonë të internetit bazuar në interesat tona legjitime (cf. Neni 6 (1) (f) GDPR) dhe i ruan këto të dhëna si 'skedarët e regjistrit të serverit' në serverin e web-it. Të dhënat e mëposhtme regjistrohen:

Këto të dhëna nuk bashkohen me burime të tjera të të dhënave.

Skedarët e regjistrit të serverit ruhen për një maksimum prej një muaji dhe më pas fshihen. Të dhënat ruhen për arsye sigurie, p.sh. për të hetuar rastet e keqpërdorimit. Nëse të dhënat duhet të përdoren si provë, ato përjashtohen nga fshirja derisa incidenti të sqarohet përfundimisht.

 

Matomo

Ne përdorim mjetin me burim të hapur të analizave të internetit Matomo, të ofruar nga InnoCraft Ltd., 150 Willis St, 6011 Wellington, Zelanda e Re, NZBN 6106769, për të analizuar sjelljen e përdoruesve dhe për të përmirësuar faqen tonë të internetit. Matomo ndodhet në serverin tonë të internetit dhe asnjë e dhënë nuk ndahet me palë të treta.

Për të mbrojtur privatësinë tuaj, ne kemi konfiguruar Matomo To protect your privacy, we have configured Matomo për të funksionuar në modalitetin pa cookie. Kjo do të thotë:

Baza ligjore për përpunimin e këtyre të dhënave është interesi ynë legjitim për optimizimin e faqes sonë të internetit (Neni 6(1)(f) i GDPR-së). Meqenëse nuk përdoren cookie dhe nuk ruhen të dhëna personale, nuk kërkohet pëlqim eksplicit.

Si pjesë e marrëveshjes për përpunimin e të dhënave me porosi që ne, si operatorë të faqes së internetit, kemi lidhur me Matomo, software-i i përdorur kryen një vlerësim të përdorimit dhe aktivitetit të faqes duke përdorur informacionin e mbledhur (si p.sh. vendndodhja, data e aksesit, informacioni i shfletuesit) dhe ofron shërbime që lidhen me përdorimin e internetit.

Të dhënat që Matomo mbledh në emrin tonë përdoren për të vlerësuar mënyrën e përdorimit të shërbimit tonë në internet nga përdoruesit individualë, për shembull për të përgatitur raporte mbi aktivitetin në faqe, me qëllim përmirësimin e shërbimit tonë në internet.

Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni Politika e Privatësisë së Matomo-s.

 

Kërkimi shkencor

Disa nga të dhënat e futura mund të analizohen dhe vlerësohen me qëllim optimizimin e mjetit për përdorim në të ardhmen dhe për të fituar njohuri të mëtejshme shkencore në lidhje me përdorimin e programeve të internetit si iFightDepression. Është në interesin tonë që:

Për më tepër, të dhënat tuaja nga pyetësori i humorit dhe fletët e punës mund të analizohen për t'iu përgjigjur pyetjeve kërkimore shkencore në lidhje me përdorimin e programit. Kjo analizë është plotësisht e pseudonimizuar.

Të dhënat mund të transferohen në mënyrë të sigurtë midis organizatave partnere dhe partnerëve të projektit të angazhuar në detyra vlerësimi. Të gjitha qendrat pjesëmarrëse të projektit i nënshtrohen ligjeve për mbrojtjen e të dhënave dhe janë udhëzuar të menaxhojnë dhe të punojnë me të dhënat në mënyrën më të ndjeshme të mundshme.

Fragmente anonime të të dhënave të futura mund të përdoren për botime (shkencore) rreth mjetit iFightDepression dhe/ose në procesin e shpërndarjes së informacionit rreth tij.

 

4. Shtojcat dhe Mjetet

CookieFirst

Ne përdorim platformën e menaxhimit të pëlqimit CookieFirst, të ofruar nga Digital Data Solutions B.V., Plantage Middenlaan 42a, 1018 DH Amsterdam, Holandë, për të menaxhuar preferencat e cookie-ve dhe për të siguruar pajtueshmërinë me rregulloret e mbrojtjes së të dhënave.

Kur vizitoni faqen tonë të internetit, CookieFirst shfaq një banderolë për cookie-t që ju lejon të zgjidhni se cilat lloje cookie-sh dëshironi të lejoni. Të dhënat e mëposhtme mund të përpunohen:

Këto të dhëna ruhen lokalisht në browser-in tuaj dhe në serverat e CookieFirst (consent.cookiefirst.com) në BE (Francë / Gjermani). Qëllimi i këtij përpunimi është të përmbushë detyrimet ligjore sipas Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Direktivës për Privatësi në Internet.

Baza ligjore për përpunimin është Neni 6(1)(c) i GDPR-së (detyrim ligjor) dhe Neni 6(1)(f) i GDPR-së (interes legjitim në menaxhimin transparent të preferencave të cookie-ve).

Të dhënat e mbledhura do të ruhen deri sa të kërkoni fshirjen e tyre, të fshini vetë cookie-n CookieFirst, ose deri sa qëllimi i ruajtjes së të dhënave të mos jetë më i vlefshëm. Ju mund të ndryshoni ose të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë duke klikuar lidhjen e cilësimeve të cookies në fund të faqes sonë të internetit.

Ne kemi lidhur një kontratë për përpunimin e të dhënave me porosi për përdorimin e shërbimit të përmendur më sipër. Kjo është një kontratë e kërkuar nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave, e cila siguron që të dhënat personale të vizitorëve të faqes sonë të përpunohen vetëm sipas udhëzimeve tona dhe në përputhje me GDPR.

Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni Politikat e Privatësis të CookieFirst.

 

Vimeo

Ne përdorim shtojca nga platforma e videove Vimeo, e ofruar nga Vimeo Inc., 555 West 18th Street, New York, NY 10011, SHBA, për të integruar video në faqen tonë të internetit.

Për të mbrojtur privatësinë tuaj, ne përdorim një platformë për menaxhimin e pëlqimit (CMP) siç është CookieFirst. Videot në YouTube nuk ngarkohen automatikisht kur vizitoni faqen tonë të internetit. Në vend të kësaj, shfaqet një vendmbajtës dhe videoja ngarkohet vetëm pasi të keni dhënë pëlqimin tuaj të qartë nëpërmjet banderolës së cookie-ve.

Kur vizitoni një faqe në faqen tonë të internetit që përmban një video Vimeo dhe keni dhënë pëlqimin tuaj, krijohet një lidhje me serverat e Vimeo-s (p.sh. f.vimeocdn.com, i.vimeocdn.com) në SHBA. Kjo mund të rezultojë në transferimin e të dhënave të mëposhtme:

Nëse jeni i identifikuar në llogarinë tuaj në Vimeo, Vimeo mund ta lidhë drejtpërdrejt sjelljen tuaj të shfletimit me profilin tuaj personal. Mund ta parandaloni këtë duke dalë nga llogaria juaj Vimeo përpara se të vizitoni faqen tonë të internetit.

Përdorimi i Vimeo bazohet në interesin tonë legjitim për të ofruar përmbajtje multimediale tërheqëse (Neni 6(1)(f) GDPR). Nëse kërkohet pëlqim për transferimin e të dhënave, përpunimi bazohet ekskluzivisht në Nenin 6 (1) (a) GDPR dhe § 25 (1) TTDSG, nëse pëlqimi përfshin ruajtjen e cookie-ve ose qasjen në informacion në pajisjen terminale të përdoruesit (p.sh., gjurmët e gishtërinjve të pajisjes) në përputhje me TTDSG. Ne do ta kërkojmë atë përmes bannerit tonë të cookie-ve para se të ngarkojmë videon. Pëlqimi mund të tërhiqet në çdo kohë.

Ne kemi lidhur një marrëveshje për përpunimin e të dhënave (DPA) për përdorimin e shërbimit të lartpërmendur. Transferimi i të dhënave në SHBA bazohet në klauzolat standarde kontraktuale të Komisionit të BE-së dhe, sipas Vimeo, në 'interesat legjitime të biznesit'.

Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni Politika e Privatësisë të Vimeo-s.

 

YouTube

Ne integrojmë video nga platforma YouTube, e ofruar nga Google Irland Limited, Gordon House, Barrow Street, Dublin 4, Irland, në faqen tonë të internetit.

Për të mbrojtur privatësinë tuaj, ne përdorim një platformë për menaxhimin e pëlqimit (CMP) siç është YouTube. Videot në YouTube nuk ngarkohen automatikisht kur vizitoni faqen tonë të internetit. Në vend të kësaj, shfaqet një vendmbajtës dhe videoja ngarkohet vetëm pasi të keni dhënë pëlqimin tuaj të qartë nëpërmjet banderolës së cookie-ve.

Kur vizitoni një faqe në faqen tonë të internetit që përmban një video në YouTube dhe keni dhënë pëlqimin tuaj, krijohet një lidhje me serverat e YouTube (p.sh. youtube.com) në BE. Kjo mund të rezultojë në transferimin e të dhënave të mëposhtme:

Nëse jeni i identifikuar në llogarinë tuaj në YouTube, YouTube mund ta lidhë drejtpërdrejt sjelljen tuaj të shfletimit me profilin tuaj personal. Mund ta parandaloni këtë duke dalë nga llogaria juaj YouTube përpara se të vizitoni faqen tonë të internetit.

Përdorimi i YouTube bazohet në interesin tonë legjitim për të ofruar përmbajtje multimediale tërheqëse (Neni 6(1)(f) GDPR). Nëse kërkohet pëlqim për transferimin e të dhënave, përpunimi bazohet ekskluzivisht në Nenin 6 (1) (a) GDPR dhe § 25 (1) TTDSG, nëse pëlqimi përfshin ruajtjen e cookie-ve ose qasjen në informacion në pajisjen terminale të përdoruesit (p.sh., gjurmët e gishtërinjve të pajisjes) në përputhje me TTDSG. Ne do ta kërkojmë atë përmes bannerit tonë të cookie-ve para se të ngarkojmë videon. Pëlqimi mund të tërhiqet në çdo kohë.

Ne kemi lidhur një marrëveshje për përpunimin e të dhënave (DPA) për përdorimin e shërbimit të lartpërmendur.

Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni Politika e Privatësisë e Google-it.