iFightDepression
Kushtet e përdorimit
Marrëveshja mes përdoruesit të instrumentit “I Fight Depression” dhe Aleancës Evropiane kundër Depresionit (EAAD)
Me përdorimin e kësaj faqeje, ju konfirmoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e përdorimit:
Të gjitha informatat dhe materialet, duke përfshirë grafikët dhe dizajnin e instrumentit “I Fight Depression”, janë të mbrojtura nga EAAD, nëse nuk shprehet ndryshe. Pa lejen e mëparshme ato nuk mund të riprodhohen ose të shpërndahen ndryshe, as të plota as në pjesë. Të drejtat e pronësisë intelektuale gjenden në kuadër të EAAD-së.
Përdoruesit e regjistruar vetëm mund të kenë qasje në informacione dhe materiale. Përdorimi i tyre parashikohet ekskluzivisht për përdorim privat. Çdo përdorim tjetër si dhe çdo riprodhim i informacionit dhe materialit kërkojnë leje paraprake nga EAAD.
“I Fight Depression” përmban disa lidhje me faqet e internetit të palëve të treta. Këto lidhje janë dhënë për të rritur përdorimin e instrumentit “I Fight Depression”. EAAD nuk ka ndonjë ndikim në lidhje me përmbajtjen e këtyre faqeve, dhe nuk është përgjegjës për disponueshmërinë e tyre.
Instrumenti “I Fight Depression” nuk është një pajisje mjekësore, dhe nuk paraqet një alternativë të mundshme trajtimi për ndonjë formë depresioni. Ky është një program kompjuterik i udhëhequr, i cili mund të mbështesë vetëmenaxhimin e pacientëve me forma më të buta të depresionit. Informacioni i disponueshëm në faqen e internetit paraqet një shtesë për trajtimin e rregullt të cilin nuk e zëvendëson. Vlerësimi i humorit (disponimit) në “I Fight Depression” është menduar që t'ju ndihmojë të monitoroni disponimin tua,j dhe ka vetëm karakter informativ. Çdo çrregullim psikiatrik, siç është depresioni, duhet të diagnostikohet dhe trajtohet nga një specialist i kujdesit shëndetësor të kualifikuar. “I Fight Depression” i vetëm nuk mund t'i shërbejë këtij qëllimi.
Në asnjë rast, EAAD nuk do të jetë përgjegjëse për dëmtimin, humbjen ose dëmtimin (duke përfshirë, por pa u kufizuar në dëmtimin e drejtpërdrejtë, jo të drejtpërdrejtë, ekonomik dhe pasojat) në lidhje me çdo çështje që lidhet me ndonjë informacion në faqen e internetit, dhe as për përdorimin e informacioneve dhe veprimeve të ndërmarra ose jo të ndërmarra si rezultat i informacionit që gjendet në faqen e internetit (duke përfshirë, pakufizimin, humbjen ose dëmin e shkaktuar nga neglizhenca).
Të dhënat që janë marrë në lidhje me përdorimin e “I Fight Depression” janë ruajtur në një server të sigurt. Të gjitha çështjet e mbrojtjes së të dhënave dhe sigurisë së të dhënave nën dispozitat e zakonshme zbatohen. Juve, në asnjë kohë nuk do t’ju kërkohet të shkruani emrin tuaj. Të gjitha të dhënat që kërkohen janë me pseudonim, që do të thotë se çdo e dhënë identifikimi është e fshehur nga një pseudonim (një numër identifikimi i sistemit) dhe është e padukshme.
Sipas ligjit, ju keni të drejtën për t’i qasur, korrigjuar, fshirë ose pezulluar të dhënat tuaja. Detajet e kontaktit për një kërkesë të tillë, si dhe sugjerimet e mëtejshme në lidhje me sigurinë e të dhënave janë shpjeguar në deklaratën tonë të privatësisë së të dhënave. Ajo shpjegon se cilat të dhëna mblidhen, qëllimin që kanë dhe mënyrën sesi përdoren.
Nëse keni pyetje të mëtejshme rreth kushteve të përdorimit të instrumentit “I Fight Depression”, ose ndonjë problemi tjetër që lidhet me instrumentin “I Fight Depression”, drejtohuni në ifightdepression@eaad.net.