iFightDepression

Deklarata e privatësisë

Pse është e rëndësishme kjo deklaratë e privatësisë?

Aleanca Evropiane kundër Depresionit ka të drejtën për mbrojtjen seriozisht të të dhënave tuaja, dhe ka një detyrim ligjor për të garantuar sigurinë e tyre. Deklarata e privatësisë ju tregon se çfarë informacioni ruhet për atë qëllim nëse ju përdorni instrumentin “I Fight Depression”. Ju lutemi vini re se kjo deklaratë e privatësisë vlen vetëm për faqen e internetit të instrumentit “I Fight Depression”, jo për ndonjë faqe tjetër ose lidhje që përmendim.

Për çfarë lidhet kjo?

Instrumenti “I Fight Depression”, në të cilin lidhet kjo deklaratë e privatësisë, është zhvilluar me mbështetjen e Bashkimit Evropian në kuadër të projektit PREDI-NU (shtator 2011 - gusht 2014), të përfaqësuar nga hulumtuesit me eksperiencë në promovimin dhe hulumtimin e shëndetit mendor. Që nga përfundimi i projektit, instrumenti “I Fight Depression”administrohet nga Aleanca Evropiane kundër Depresionit (EAAD).

Ju mund të arrini në EAAD përmes E-mailit (contact@eaad.net) ose nëpërmjet postës së rregullt në:

 

Aleanca Evropiane kundër Depresionit

Goerdelerring 9

D - 04109 Leipzig

Çfarë të dhënash do të mblidhen?

Kur regjistroheni, ne kërkojmë gjininë dhe moshën tuaj. Për më tepër, pasi instrumenti “I Fight Depression” vlerësohet vazhdimisht, juve do t'ju kërkohet t'ju përgjigjeni dy herë disa pyetjeve:

  • Në regjistrimin e parë
  • Pas sesion ushtrimor të javës së 6-të ose 8 të (nëpërmjet një lidhjeje që ju është dhënë me E-mail)

Pyetjet kanë të bëjnë me humorin/disponimin (disponimin) tuaj të tanishëm dhe të mëparshëm dhe me vetë “I Fight Depression” (pritjet për të punuar me instrumentin dhe përvojat tuaja me të). Përveç kësaj, vlerësimi juaj i humorit (disponimit) dhe fletët e punës do të analizohen sipas pyetjeve të kërkimit shkencor që lidhen me përdorimin e programit. Kur të veproni kështu, ju nuk do të identifikoheni si një person. Një kod unik identifikimi i krijuar nga program do të na mundësojë përputhjen me pyetësorët tuaj, por asnjë informacion i identifikueshëm nuk do të merret në internet.

Pse po e mbledhim këtë informacion?

Një përdorim optimal i instrumentit “I Fight Depression” kërkon ruajtjen e të dhënave që ju jepni. P.sh. ne ju mundësojmë që të monitoroni humorin/disponimin (disponimin) tuaj ose me kalimin e kohës të kompletoni me radhë fletët e punës. Për më tepër, duke synuar trajtimin tuaj më të mirë të mundshëm, ju mund të vendosni për të ndarë informacionin që shkruani me profesionistin tuaj udhëzues shëndetësor për lehtësimin e komunikimit tuaj. Këto aspekte janë të mundshme vetëm nëse të dhënat e lartpërmendura ruhen në bazën e të dhënave të instrumenti “I Fight Depression”. Kjo do të bëhet së bashku me datën dhe kohën e përdorimit të programit nga ana juaj.

Përveç kësaj, për qëllime të vlerësimit, përvoja juaj me instrumentin “I Fight Depression” është me interes për ne. Ndër të tjera ne dëshirojmë:

  • Të përmirësojmë instrumentin “I Fight Depression” në të ardhmen.
  • Të marrim një ide rreth plotësimit dhe shkallës së braktisjes.
  • Të marrim një ide nëse instrumenti jep rezultate për të zvogëluar simptomat depresive siç raportohen nga ju.

Të gjejmë si lidhet kjo me mënyrën sesi e keni përdorur këtë instrument

Çfarë do të bëhet me këtë informacion dhe a janë të dhënat të sigurta?

Të gjitha të dhënat që mbledhim ruhen në një server qendror të sigurt, në lokalet e një ofruesi të shërbimit të internetit në Gjermani ("Domainfactory"). Të gjitha masat e arsyeshme fizike dhe teknike do të ndërmerren për të siguruar sigurinë e të dhënave në të gjitha pikat. Të dhënat do të analizohen dhe vlerësohen me qëllim përmirësimin e instrumentit për përdorim në të ardhmen, si dhe për të fituar njohuri të mëtejshme shkencore në lidhje me përdorimin e programeve online si p.sh. “I Fight Depression”. Për këtë qëllim të dhënat ndoshta do të transferohen në mënyrë të sigurt ndërmjet organizatave partnere dhe partnerëve të projektit të angazhuar në detyrat e vlerësimit. Të gjitha qendrat pjesëmarrëse në projekt u nënshtrohen ligjeve për mbrojtjen e të dhënave, dhe udhëzohen për të menaxhuar dhe për të punuar të dhënat në mënyrën më të ndjeshme të mundshme. Fragmente anonime të informacionit të futur mund të përdoren për publikime (shkencore) rreth instrumentit “I Fight Depression” dhe/ose në procesin e shpërndarjes së informacionit në lidhje me të.

Ju mund të kontribuoni në sigurinë e të dhënave tuaja duke mos përdorur ose duke ruajtur në mënyrë të sigurt fjalëkalimin tuaj.

Kush do të ketë qasje në të dhënat e mia?

Të dhënat me pseudonime janë ekskluzivisht të qasshme për stafin e EAAD ose shkencëtarët dhe organizatat partnere, të cilat udhëhiqen nga menaxhmenti i EAAD.

EAAD kurrë nuk do të:

  • Përdorë ose zbulojë të dhënat tuaja personale pa lejen tuaj të qartë, përveçse nëse ajo ballafaqohet me një detyrim ligjor për ta bërë këtë.
  • Përdorë të dhënat tuaja personale për t’ju dërguar E-mail informativ të pakërkuar (spam).
  • Ofrojë ose shesë të dhënat tuaja personale për ndonjë palë të tretë (p.sh. për qëllime promovuese).

A kam të drejtë të hyj ose të fshij këto të dhëna?

Po, ju keni një të drejtë ligjore për të hyrë në të dhënat tuaja personale që ne mbajmë. Nëse dëshironi të shikoni të dhënat që mbajmë ose dëshironi fshirjen e tyre, ju lutemi shkruani një E-mail tek ifightdepression@eaad.net me subjektin e E-mailit 'Kërkesa e të dhënave - instrumenti “I Fight Depression”.

Biskotat (cookies)

Kjo faqe e internetit përdor biskotat (skedarë të vegjël që mund të shkarkohen në një kompjuter ose pajisje të tjera, kur përdoruesi përdor faqe të caktuara). Një biskotë lejon një faqe interneti të "njohë" pajisjen e një përdoruesi dhe e bën më të lehtë për të lundruar në faqe, pa patur nevojën për të rifutur të dhënat. Në instrumentin “I Fight Depression”, biskotat përdoren për t’ju identifikuar kur të hyni/kyçni, dhe për të vendosur tekstin në gjuhën tuaj të preferuar. Biskotat e sesioneve (të përkohshme) përdoren në procesin e vërtetimit tuaj.

Ndryshimet në Deklaratën e Privatësisë

Ndryshimet në Deklaratën e Privatësisë

Nëse bëjmë ndryshime në të dhënat që mbledhim dhe në mënyrën sesi i përdorim ato, ne do të rishikojmë Deklaratën e Privatësisë të faqes së instrumentit “I Fight Depression”. Përdoruesit do të informohen për kushtet e ndryshuara.

Nëse keni pyetje të mëtejshme në lidhje me këtë deklaratë të mbrojtjes së të dhënave ose ndonjë problem tjetër lidhur me instrumentin “I Fight Depression”, drejtohuni në ifightdepression@eaad.net.